A është Ibrahim Rugova Pejgamber i Kosovës?!
Uploaded by: fucishpendi
Video Description:
Kush eshte Albin Kurti ?
Në rezistencë kundër Milosheviqit Në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare. Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të
protestave paqësore dhe të padhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpara me dhunë nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit. Kur filloi
lufta në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyren e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyres. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardime
ve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg
të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviqit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim". Kur u dënua, ai tha: "Nu
k është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj." Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Klikoni këtu
për të lexuar më shumë rreth gjykimit e Albinit në Serbie Në rezistencë kundër UNMIKUT (Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë) Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetit e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë a
ktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile. Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN) (www.kosovoactionnetwork.org), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën "Drejtimet e reja" të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mën
yrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia soc
iale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë. Me 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën "JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE", që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen VETËVENDOSJE! (www.
vetevendosje.org). Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të padhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive. Shërbimi Policor i Kosovës në
bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon referendum gjithëpopullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë dhe paqësore për të vendosur për statusin e Kosovës. Lëvizja arsyeton
se vetëm me referendum si ushtrim i të drejtës për vetëvendosje mund të realizohet një zgjidhje demokratike e vërtetë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendos për vetvete, si duan të jen
ë të qeverisur dhe nga kush. Për të lexuar më shumë rreth Lëvizjës VETËVENDOSJE! Klikoni www.vetevendosje.org
Tags for this video: 2008 Albin Bajram Fatmir Hashim Ibrahim kosova Kurti Lima Rexhepi Rugova Sejdiu stupcat Thaci uck vetevendosje
Find more videos in the "Travel" category
See more videos uploaded by fucishpendi
Comments for this video: Show || Hide
| Comments for this video on YouTube |
Tell a friend:













