Masakra e Qyshkut ( Peja ) Serbia's war crimes in Kosova



Uploaded by: CHANNELShpendi
Video Description:
Cilat nj
ësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshk Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe. Në këtë ditë të kobshme për
Qyshkun , u vranë e një pjesë e tyre edhe u dogjën: Ramë Dervish Gashi (65), Xhafer Ramë Gashi (40), Rrahim Dervish Gashi (55), Rasim Hysen Ramaj (45), Metë Shala (55), Selim Maxhun Gashi (50), Haki N. Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58), Muharrem Azem Gashi (50), Avni Drevish Gashi (50), Skë
nder Dervish Gashi (35), Musë Shaban Gashi(63), Ibish Kadri Gashi (55), Rrahim Shaban Gashi (55), Ahmet Rrustem Gashi (35), Emin Bekë Gashi (60), Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci, Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushiçi, Hasan Metë Hatamaj - mysafir nga Batusha, Gani Avdyl Hasanaj, mysafir ng
a Batusha, Hasan Ahmet Çeku (70), Bedri Ahmet Çeku (65), Isuf Shala, mysafir nga Grabofci, Çaush Rrustem Lushi, Ardian Çaushi (30), Ardian Çaush Lushi (20), Osman Haxhi Lushi (48), Sefedin Haxhi Lushi (44), Avdullah Lush Lushi (45), Ukë Lush Lushi (43), Ramiz Lush Lushi (40), Xhafer Lush Lushi
(35), Skënder Lush Lushi (30), Nifa Din Kelmendi (55), Skënder Din Kelmendi (50), Besim Din Kelmendi (38), Ardian Skënder Dina (20), Rrahim Sylë Kelmendi (40), Xhemë Isuf Kelmendi (40), Mentor Shaban Kelmendi (22), Avdi Shaban Berisha (58) dhe Zeçir Aliaj - mysafir nga Zllopeku. Në masakrim
in e civilëve shqiptarë kanë marrë pjesë: -Formacioni "Frenki", një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - "Frenki", e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si "Crvene beretke" (Beretat e kuqe). -"Ope
rativna Grupa" ose "OPG" (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten "Magla" (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. "OPG-ja" mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë
në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç etj. -Njësiti snajperist i Armatës së Tretë "Jug
osllave", grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe. Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur "Munja" (vetëtima). "Munja", në një raport të organizatës "Human Rights Watch-it" (HRW), përshkruhen se "ka qenë një m
ishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pam
ëshirshme mbi civilët shqiptarë". KLIKO KETU : SHQIP: http://americanradioworks.publicradio.org/features/albanian/1.html ENGLISH : http://americanradioworks.publicradio.org/features/kosovo/cuska/cuska_frameset.html Serbisht: http://americanradioworks.publicradio.org/features/kosovo_trans/cus
ka/cuska_frameset.html


Tags for this video: ADEM ADRIAN ALBIN CLIRIMTARE DEMACI DEMOKRACI FLORIN JASHARI KOSOVA KRASNIQI KURTI LIR LIRI Re çak UCK VETEVENDOSJE

Find more videos in the "Nonprofit" category
See more videos uploaded by CHANNELShpendi

Related Videos
Serbia's war crimes in KosovaMasakra e BrodecitFrom Kosova with Love
serbias-war-crimes-in-kosova.htmlserbias-war-crimes-in-kosova.htmlserbias-war-crimes-in-kosova.html
Drenic ë - Bandat kriminale serbe që kanë kryer krime... Sa Shqiptar ë u vranë më 28 mars 1999 në Izbicë / Skenderaj PEJA (PEC) - KOSOVO
serbias-war-crimes-in-kosova.htmlserbias-war-crimes-in-kosova.htmlserbias-war-crimes-in-kosova.html


Share This Video:       StumbleUpon       del.icio.us       Reddit       digg       Furl       Spurl       Simpy       YahooMyWeb


Comments for this video: Show || Hide
Comments for this video on YouTube



Tell a friend:


URL 
Embed Code 
Partner:  Mp3 Shqip - Humor Shqip - Foto Shqiptare - TV Shqip - Foto te Vipave - Livescore - SMS Falas