Ilir Shaqiri Jam Kosova 1996
Uploaded by: rapsodetcom
Video Description:
Ilir Shaqiri Jam Kosova 1996 nga http://www.rapsodet.com
Ilir Shaqiri u lind në Burojë të Drenicës me 06.12.1960. Mësimet fillore i ka bërë në Turiqec, ato të mesmet për farmaci në Prizren, të lartat në gjuhë dhe letërsi shqipe në Prizren e Prishtinë. Në vitin 1978 del për herë të parë para publikut në Shtëpinë e kulturës në P
rizren. Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodet Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. Në vitin 1984 me Shoqërin Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaqanikut vlerësohët si interpretues i shkëlqyeshëm dhe vokal me ardhmëri të sigurt. Me 198
5 së bashku me heroin e sotshëm të kombit shqiptarë Hamëz Jashari ka formuar ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri me 1990. Me 1985 në festivalin "Theranda 85" vlersohët për interpretim. Në vitin 1988 boton albumin e parë "Djem petrita ka rrit Dr
enica". Në vitin 1989 "Luma e kuqe ka lidh besë". Në vitin 1989 "Falë te qoftë gjaku Kosovë". Në vitin 1990 "Fjalët e Qiririt" dhe videoprojektin e parë në botën e kulturës shqiptare "Plisat udhëtojnë kah dielli". Në vitin 1991 ka mbaruar dy kurse për solokëndim në Tiranë. Në vit
in 1991 doli me albumin "Këngë e rrallë" dhe video projektin "kthehu" të gjiruar nga RTSH-Tiranë. Në vitin 1992 doli me albumin "Këtu kam folenë" dhe ka marr çmimin e parë të publikut në festivalin "Festarb" 1992 në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë. M
e 1993 doli me albumin "Liri", dhe videoprojektin "Zëri i atdheut". Mori pjesë në festivalin e këngës në RTSH me këngën e Naim Gjoshit Udhët e mia. Me 1994 botoi albumin "Tingujt e Zjarrt" dhe pjesëmarrje në festivalin e këngës në RTSH me këngëm e Naim Gjoshit Jam Evropë. Me 1994 ka
marr pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA" 1994 në Karolinen Veriore dhe është nderuar me një qmim special. Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy qmimet e para atë të jurisë dhe të publikut. Me 1997 realizoi filmin televiziv "A.D-Vite të rën
dësishme" me regjizorin Is Qosja. Me 1998 botoi albumin "Këtu Shkëlqen Plisi", dhe mbajti 68 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicërr, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. Me 6 mars 1999 merr pjesë në përvjetorin e parë të
rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjat luftës. Me 1999 boton "Çlirimtari". Me 2000 boton "Garda e Kosovës". Me 2001 boton "Këngët e Përndritjës". Me 2002 boton "Bota e Rinisë" Ilir Shaqiri është autor i përmbi 400 këngëve të lehta, popullore dhe folklorike. Ai
ka marr pjesë në më shumë se 1000 koncerte dhe përmbi 900 prej tyre janë humanitare. Nga viti 1988 është këngëtari më i kërkuar në të gjitha radiot shqiptare kudo ku jetojnë shqiptarët. Këngët e tij janë prezantuar në shumë radio dhe TV të botës. Ai jeton dhe punon në Prishti
në në studion e tijë "Iliria". Në koncertin ndërkombëtar të Brukselit 1999 ai është cilsuar dhe vlerësuar si këngëtari "EMBLEMATIK I BALLKANIT".
Tags for this video: 1996 albanian du folk folklorike Ilir Jam Kosova monde musiques muzik ë pays popullore Shaqiri shqip video
Find more videos in the "Music" category
See more videos uploaded by rapsodetcom
| Ilir Shaqiri Anton çetta 1990 | Ilir Shaqiri - Pocari | ILIR SHAQIRI-Prite prite Skenderbe |
![]() | ![]() | ![]() |
| Ilir Shaqiri - M'dridhet Zemra | Zelfije Istogu Mos ma prek flamurin 1994 | ILIR SHAQIRI - "Jam Shqiptar" (Jam ketu) |
![]() | ![]() | ![]() |
Comments for this video: Show || Hide
| Comments for this video on YouTube |
| ( 3 decades ago by ) |
| ( 3 decades ago by ) |
| ( 3 decades ago by ) |
| ( 3 decades ago by ) |
| ( 3 decades ago by ) |
| ( 3 decades ago by ) |
| ( 3 decades ago by ) |
| ( 3 decades ago by ) |
| ( 3 decades ago by ) |
| ( 3 decades ago by ) |
Tell a friend:













